VIDEO-SYRI TV/ Botuesit ngrenë problemet e librit, Tafa: Buxheti i varfër këtë kulturë prodhon

17:34, 20/01/2023
A+ Aa A-

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, botuesit parashtruan problemet më të qenësishme të librit sot. Sipas tyre ngërç i mbartur mbetet shpërndarja e tyre e mbërritja te lexuesi, ndërsa kërkuan nga institucionet shtetërore mbështetje për autorët e rinj dhe një kontroll të imtësishëm të librave që hyjnë nëpër shkolla. 

Nga SYRI TV

Në kohën kur libri është larg vëmendjes së institucioneve shtetërore, botuesit shqiptarë parashtruan problemet me të cilat përballet industria e prodhimit të tij. Bujar Hudhri, botues i ‘Onufrit’ tha se shpërndarja e librave mbetet një ngërçi i mbartur prej kohësh, ndaj libri e ka të vështirë të mbërrijë te lexuesi.

Letërsia shqipe dhe fryma e re e autorëve të rinj nuk gjejnë hapësirën e merituar në Shqipëri. Botuesi Gëzim Tafa u ndal te pamjaftueshmëria e buxhetit për të stimuluar shkrimtarët vendas, ndërsa ngriti alarmin për listën e pakontrolluar të librave që hyjnë nëpër shkolla.

Sipas botueses Irena Toçi,Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit duhet të gjejnë mekanizmat e duhur për të ndërhyrë si rregullator në të gjitha hallkat, që lidhen me librin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco