Ringrihet Orkestra Simfonike në Shkodër, Spahia: Detyrim që ua kemi artistëve të qytetit

17:03, 20/01/2023
A+ Aa A-

Qyteti i Shkodrës rikthen pas 32  vitesh Orkestrën Simfonike, tashmë si trup të institicionalizuar . Me qytetin e kulturës, lidhen fillesat e orkestrës frymore. E tashmë, Qendra Kulturore “Pjetër Gaci “  formacionin orkestral  e atashon  Bashkisë së Shkodrës, që do ta mbështesë financiarisht.

"Asnjë detyrim që ja kemi pasur qytetit tonë , brezave tanë të artistëve, muzikantëve të mrekullueshëm, mbështjetja ime personale por edhe e institucionit të Bashkisë Shkodër nuk i ka për ti munguar kësaj trupe. Shkodrës i ka munguar, edhe Shqipërisë i ka munguar kjo orkestër simfonike, prandaj jam shumë krenar sot", u shpreh kryetari i bashkisë Bardh Spahija.

Edhe pse në vitin e largët 1878 vendi po përjetonte kohëra lufte, në Shkodër punohej fort për artin e kulturën. Këtë vit, kalendari i aktiviteteve kulturore do të jete i pasur me veprimtari artistike, për të afruar sa më shumë qytetarë drejt shijes së mirë estetike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco