VIDEO-SYRI TV/ Ministria harron Skenën e Pavarur Kulturore, Tepelena: Shmangie nga detyrimi institucional

17:32, 19/01/2023
A+ Aa A-

Themeluesi i Skenës së Pavarur Kulturore, Andi Tepelena ngre shqetësimin për mosshpalljen e thirrjeve për projektet e vitit 2023 në art dhe kulturë. Sipas Tepelenës veprimi i Ministrisë së Kulturës është shmangie nga detyrimi institucional, ndërsa kërkon që në bordet përzgjedhëse për veprimtaritë kulturore të ketë ekspertë të fushës, jo militantë partiak.

Nga SYRI TV

Ministria e Kulturës nuk ka shpallur ende thirrjen  për projektet në art dhe kulturë, për vitin 2023. Kjo vonesë dëmton veprimtarinë e artistëve. Themeluesi i Skenës së Pavarur Kulturore, Andi Tepelena thotë se mungesa e përgjegjësisë është institucionale.

Artistët janë mosbesues ndaj bordit që ngre Ministria e Kulturës, për të vlerësuar projektet, ndaj  Tepelena thekson nevojën e përfshirjes së ekspertëve në përzgjedhje, që nuk kanë përfitime politike.

Në marrëveshjen e vitit 2018 me Ministren e Kulturës së asaj kohe Mirela Kumbaro pika qendrore e diskutimit qe mbështetja për Skenën e Pavarur Kulturore dhe artistët e rinj, e megjithatë nënshkrimi i atëhershëm ka ngelur vetëm në kuadër të premtimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco