Asnjë votë kundër/ Adi Krasta zgjidhet zv/drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

Asnjë votë kundër/ Adi Krasta zgjidhet zv/drejtor i Përgjithshëm i RTK-së

23:43, 14/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur dhe drejtuesi i A Show në Syri Tv, Adi Krasta është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë se emërimi i Krastës në këtë pozitë është bërë me tetë vota pro dhe asnjë kundër.

Gjithashtu Bordi i RTK-së ka bërë një deklaratë ndërsa ka theksuar se Adi Krasta tashmë i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momentet më vendimtare të zhvillimit të tij.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK’së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco