SYRI TV/ Një vit nga ikja në amshim e Demir Gjergjit, familjarët dhe studiuesit përkujtojnë shkrimtarin

14:34, 14/01/2023
A+ Aa A-

Në 1-vjetorin e shuarjes së Demir Gjergjit, familjarët, miqtë e studiuesit përkujtuan kontributin e autorit në letrat shqipe dhe në gazetari.

Nga SYRI TV

Një vit nga ikja në amshim e shkrimtarit dhe gazetarit Demir Gjergji, familjarët, miqtë e studiuesit e përkujtuan përmes vargjesh e copëzash bisedash në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Viti i mungesës së madhe për të bijën, Deradën, e cila imazhin e të atit e ruan fort në zemër.

Fati i letërsisë është i lidhur ngushtësisht me leximin, kurse shoqëria shqiptare mbetet borxhlie ndaj figurave të tilla. Studiuesi Behar Gjoka, shkrimtari Sadik Bejko e shkrimtarja Natasha Lako u ndalën te kontributi i vyer i autorit në letrat shqipe.

Demir Gjergji që shkruante përmes shkreptimave të shpirtit do të kujtohet gjithmonë si autori që solli në letërsinë shqipe një frymë të re e si gazetar në kërkim të lajmit e së vërtetës.

Gazetare: Egla Xhemali

Operator: E. Noka

Montazh: O. Demo

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco