VIDEO-SYRI TV/ Roland Tasho dokumenton portretet e shkrimtarëve shqiptarë, fotografi rrëfen bisedën me Agollin

17:02, 19/12/2022
A+ Aa A-

Fotografi Roland Tasho ka çelur ekspozitën me 46 fotografi të shkrimtarëve të letërsisë shqipe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Fotografi rrëfen bisedën me Dritëro Agollin, ndërsa thotë se Shqipëria është kthyer si në vitet ’90, kur kërkohej tranzicion.

Nga SYRI TV

Një udhëtim nëpër kohë për të sjellë para aparatit fotografik 46 portrete të shkrimtarëve kanonik të letrave shqipe. Një proces i gjatë për t’u finalizuar me një libër-album, ndërsa portretet e tyre me shikimet largpamëse tregojnë ndryshimet, që nga viti 1997, kur nisi procesi i punës së Roland Tashos.

Fotografi rrëfen edhe bisedën me Dritëro Agollin, e të veçantën e karriges mbi të cilën janë përjetësuar mbishkrimet e shkrimtarëve, një pjesë e të cilëve flasin vetëm përmes krijimesh, jo me zë.

Natasha Lako, Ylljet Aliçka, Mimoza Ahmeti e Virgjil Muçi thonë se fotografia shënjon një moment të rëndësishëm, që të kthen te kujtesa.

Fotografi që ka dokumentuar lëvizjen studentore të dhjetorit e që u gjen mes të rinjve, zërat e të cilëve kërkonin ‘Liri e demokraci’ thotë se Shqipëria është kthyer si në ato vite, kur kërkohej tranzicioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco