Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Më 18 dhjetor 1981, mbledhja e Këshillit të Ministrave për vetëvrasjen e Mehmet Shehut

Më 18 dhjetor 1981, mbledhja e Këshillit të Ministrave për vetëvrasjen e Mehmet Shehut

08:38, 19/12/2022
A+ Aa A-

Më datë 18 dhjetor 1981, Këshilli i Ministrave zhvilloi një mbledhje për vetëvrasjen e ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehut.

Pas rreth 40 vjetësh nga kjo ndodhi, akti i vetëvrasjes së një prej figurave më të rëndësishme të politikës së kohës, potencialisht pasues i Enver Hoxhës, vijon ende të jetë burim polemikash. Sipas versionit zyrtar, në mbrëmjen e 17 dhjetorit të vitit 1981, Shehu kreu vetëvrasje, pas mbledhjes së Byrosë Politike, ku u kritikua ashpër prej diktatorit Hoxha dhe anëtarëve të tjerë të këtij organi.

“Byroja Politike u mblodh dje për të shqyrtuar autokritikën që kishte bërë dje dhe e shqyrtoi. Mbledhja do të vazhdonte sot. Në mbledhje, gjithë shokët që diskutuan nuk ishin të kënaqur dhe nuk e pranuan këtë autokritikë, megjithëse ishte 39 faqe, sepse ajo ishte krejt bajate, false, gjithë gënjeshtra, frazeologji dhe asgjë për shkaqet e vërteta politike dhe ideologjike që e shtynë të bënte një fejesë të tillë, një veprim të tillë oportunist dhe liberal. Mbas kritikave të drejta, parimore që iu bënë nga gjithë kohët e Byrosë Politike, anëtarë dhe kandidatë, iu kërkua që të reflektonte më thellë në shkaqet e këtij veprimi.”- është zbardhur ndër të tjera nga fjala e Adil Çarçanit në procesverbalin e mbledhjes së mbajtur fill pas vetëvrasjes, më 18 dhjetor (dokumentet bashkëngjitur).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco