Ndahet nga jeta, mjeshtri i baletit shqiptar

Ndahet nga jeta, mjeshtri i baletit shqiptar

09:31, 18/12/2022
A+ Aa A-

Një prej figurave më të spikatura të baletit, Albert Janku është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Janku, Mjeshtër i madh i baletit është një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Karrierën e nisi në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me rradhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetëra role.

Spikasin rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin ‘Bijtë e Peshkatarit’, të komisarit në baletin ‘Fatosi Partizan’ të Benit në rapsodinë koreografike ‘Historia e një kënge’, atë te Bektash Agës në baletin ‘Halili dhe Hajria’, të Don Markut në baletin ‘Cuca e Maleve’. Interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin ‘Francesca da Rimini’, baletin ‘Lola’, ‘Fadeda’, ‘Zhurale’, ‘Laurencia’, ‘Don Kishot: etj.

Image

Albert Janku ka marrë pjesë edhe në një seri numrash koncertalë të dhëna në TKOB dhe jashtë kufijve të vendit me trupën e baletit dhe atë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka spikatur talenti i tij duke marrë vlerësime nga kritika e publiku.

Janku është nderuar me titullin ‘Artist i Merituar’, edhe pse në moshë të thyer nuk u shkëput nga ky teatër, duke ndjekur me vëmendje çdo shfaqje që është vënë në skenë. Nuk ka munguar kontributi i tij edhe në fushën e pedagogjisë, si koorepetitor, konsulent në mjaft balete, autor i shumë artikujve mbi baletin, portrete artistësh e monografish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco