VIDEO-SYRI TV/ Komedia 'Nina' në skenë me mesazhe të forta për jetën e dashurinë

VIDEO-SYRI TV/ Komedia 'Nina' në skenë me mesazhe të forta për jetën e dashurinë

14:13, 17/12/2022
A+ Aa A-

Vepra teatrale “Nina” e Andre Roussin, me nota të forta humori, është ngjitur në skenën e teatrit “Zonja e Bujtinës”. Sipas aktorëve, komedia është një shuplakë për realitetin e sotëm, kurse mesazhi qendror i saj është dashuria, si fuqi e ekzistencës.

Nga SYRI TV

Një trinom dashurie që na njeh me jetën parisiane të dikurshme, konceptuar nga regjisori Marsel Rupi si një pjesë teatrale e vrullshme. Komedia “Nina” e Andre Roussin vë në qendër një çift të palumtur, Ninën e Adolfin e dashnorin e vetmuar dhe të pakënaqur Zherarin, që përfshihen në situata komike, e megjithatë femra e vetme e komedisë ka gjithmonë gjithçka që dëshiron.

Shfaqja hapet me pritjen e ethshme të Zherarit e monologun për vetminë, ndërkaq Adolfi bashkëshorti i Ninës që ka zbuluar tradhëtinë e të shoqes ndërmerr inisiativën për të vrarë dashnorin.  Një njeri i kulluar si Adolfi nuk mund të bëhej vrasës, ndaj Nina i gjen të dy burrat e saj në shtëpi, ndërsa inspektori kërkon më kot për të gjetur trupin e viktimës. Komedia sipas aktorëve është shuplakë për realitetin e sotëm.

Shfaqja do të vijojë të ngjitet në skenën e teatrit “Zonja e Bujtinës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco