VIDEO-SYRI TV/ ‘Eja ikim’, Gurakuqi shkruan poemën e mungesën për të birin: Trupi i tij u shoqërua me 1500 libra

19:15, 16/12/2022
A+ Aa A-

Regjisori Nikolin Guakuqi ka shkruar poemën e mungesës dhe mallit për shuarjen e të birit Marsidit 10 vite më parë. ‘Eja ikim’ nuk udhëton vetëm në dhimbjen e prindit, për birin, po vjen si formë inkurajimin e tyre për humbjet e befasishme.

Nga SYRI TV

10 vite nga ikja në amshim e të birit Marsidit, regjisori Nikolin Gurakuqi shkruan poemën e mungesës e mallit, që ngrihet përmbi shpirtin njerëzor e ju drejtohet qiejve, që kanë strehuar gjakun e tij, dashurinë e pafundme, djalin 26-vjeçar.

Teksa rrëmon në kujtime të errëta, Gurakuqi thotë se trupi i të birit qe rrethuar me libra ndërsa përcillej për atëbotë, kurse veshjet e objektet e Marsidit i japin edhe sot ndjesinë sikur bisedon me të.

A e di bir? Më bëre poet, që me vargjet e mia të nemitura, t’u këndoj heshtjeve të tua shkruan Gurakuqi, kurse Marsidi, me siguri, përmalluar si i ati ndriçon udhën e tij në tokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco