Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Më 14 dhjetor 1955, Shqipëria u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Më 14 dhjetor 1955, Shqipëria u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

07:58, 14/12/2022
A+ Aa A-

Më 14 dhjetor 1955, Shqipëria u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në mbledhjen e saj plenare të mbajtur në këtë datë, duke vepruar në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit, mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe vendosi ta pranonte si anëtare të organizatës, së bashku me 15 shtete të tjera. Ky vendim iu komunikua qeverisë shqiptare zyrtarisht më 15 dhjetor, ndërsa tri ditë më vonë, u zgjodh delegacioni zyrtar i Shqipërisë në sesionin e dhjetë të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo ndodhi ktheu një faqe të re në historinë e politikës së jashtme të vendit. Fill pas anëtarësimit, Shqipëria mori pjesë aktivisht në punimet e organeve dhe të agjencive të specializuara të organizatës, duke iu përmbajtur parimit të zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare me mjete paqësore.

Më poshtë, një letër e Çekrezit (viti 1946) drejtuar delegacionit shqiptar në OKB mbi qëndrimin e qeverisë amerikane për pranimin e Shqipërisë. Bashkëngjitur, vendimi i Këshillit të Ministrave (1956), mbi përbërjen e delegacionit shqiptar në OKB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco