VIDEO SYRI TV/ Festivali i 61- të i Këngës ndryshon rregullat, fituesi nuk shkon në Eurovision

15:25, 13/12/2022
A+ Aa A-

Festivali i Këngës ka ndryshuar rregullat, në këtë edicion të 61-të. Fituesi i përzgjedhur nga juria nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” në vitin 2023. Artisti do të përzgjidhet me votat e publikut. Të pyetur nga SYRI TV, për risqet që mund të sjellë ky ndryshim, organizatorët u shprehën se kanë besim në përzgjedhjen e publikut, ndërsa sa i përket kostove të festivalit edhe këtë vit nuk ka transparencë.

Nga SYRI TV

Festivali i Këngës apo siç mund të quhet ndryshe festivali i polemikave të mëdha ka ndryshuar rregullat në këtë edicion të 61-të.

Këtë vit fituesi i festivalit, i përzgjedhur nga juria nuk do të shkojë në Eurovizion, do të jetë publiku ai që do të vendosë për këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” në vitin 2023.

Të pyetur nga Syri Tv, për risqet e sidomos për cilësinë muzikore, që mund të sjellë ky ndryshim organizatorët u shprehën:

''Janë të gjitha këngë me kualitet, në këtë kuptim mendoj se do mbetet te preferencat personale por nuk mendoj se publiku do zgjedh një këngë më të dobët se juria", u shpreh panelistja Arbana Osmani.

"Ne duhet t’i japim vlerë kryesisht vendimit profesional të jurisë dhe jo një kënge tip që duhet pr të prfaqsuar shqipërinë në një karakter të veçantë sepse ai festival ka një karakter tjetër" shtoi Bojken Lako.

Ndërkohë që u pyetën për kostot e festivalit panelistët bënë nga një piruetë, për të mos dhënë një shifër, teksa Eraldo Rexho ju përgjigj duke anashkaluar temën gazetares Egla Xhemali, të Syri Tv:

'‘Sot konferenca e dashur Egla, ka qenë për të prezantuar projektin e festivalit dhe jo kostot".

Festivali i Këngës do të zhvillohet për 4 netë. Juria ka përzgjedhur 26 këngë, 16 prej të cilave do të interpretohen nga artistë të sprovuar, ndërsa 10 të tjerat do të këndohen nga artistë të rinj.

Çmimet për tre vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative, si dhe çmimi për karrierë,  do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Festivali do të nis punimet më data19 dhjetor.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco