Më 12 dhjetor 1956, ndërroi jetë miku i Shqipërisë, Justin Godart.

Më 12 dhjetor 1956, ndërroi jetë miku i Shqipërisë, Justin Godart.

09:09, 12/12/2022
A+ Aa A-

Më 12 dhjetor 1956, ndërroi jetë miku i Shqipërisë, Justin Godart.

Militoi në arenën ndërkombëtare, si rrallëkush, për mbrojtjen e të drejtave të vendit tonë. U zgjodh president nderi i shoqatës Francë-Shqipëri dhe në shenjë vlerësimi për rolin e luajtur në përkrahje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e lirisë të klasit të parë”. Në përvjetorin e 25-të të Pavarësisë së Shqipërisë (1937), u dekorua nga mbreti Zog me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Shërbimi i paçmueshëm i këtij përfaqësuesi të senatit francez do të përfshinte edhe rrafshin e historiografisë. Godart ka shkruar dy libra për Shqipërinë, botuar bashkarisht në Paris në vitin 1922. Bëhet fjalë për publikimet “L’Albanie en 1921” (Shqipëria në 1921-shin) dhe “L’Albanie en 1922” (Shqipëria në 1922-shin). Në këto botime, shprehu simpatinë e tij për popullin shqiptar, keqardhjen e tij për historinë e mundimshme të Shqipërisë, sikurse edhe besimin në premisën e prosperitetit të Shqipërisë, krah për krah me kombet e qytetëruara.

Më poshtë, një fotoportret i Godart-it. Bashkëngjitur, një letër falenderimi adresuar Godart-it prej Musine Kokalarit, për kontributin e tij në mbrojtje të Shqipërisë dhe për gatishmërinë e arkeologut Leon Rey, lidhur me zbulimin e thesareve arkeologjike shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco