Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Si doket e malësorëve i kanë frymëzuar skenaristët

Si doket e malësorëve i kanë frymëzuar skenaristët

08:15, 10/12/2022
A+ Aa A-

Doket e malësorëve kanë frymëzuar skenaristët.

Në vitin 1940, në Shqipërinë e pushtuar prej fashistëve, do të ndërmerrej ekspedita e quajtur “Manzoni”, e cila kishte si detyrë parësore realizimin e një guide nëpër zonat malore të vendit.

Në njoftimin bashkëngjitur, adresuar ministrit të Arsimit të kohës, Ernest Koliqit, grupi i pjesëmarrësve në këtë ekspeditë bën me dije se qëllimet që iu ishin ngarkuar për t’u përmbushur, kishin të bënin me përditësimin e arkivit fotografik për një Konferencë në Itali dhe në Gjermani, si edhe me grumbullimin e objekteve karakteristike të malësorëve për Muzeun e Berlinit “Völkerkundemuseum”.

Po ashtu, synohej të sigurohej leja për realizimin e një filmi dokumentar mbi jetën e dukagjinasve, që parashikohej të përmbyllej brenda një viti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco