SYRI TV/ Përkthimtaria, si mjeshtëri e krijuesve, Qesari: Janë shembur disa tabu

15:06, 09/12/2022
A+ Aa A-

Përkthimet e shumta ngjallin përherë diskutime, kur bëhet fjala për përzgjedhjen e një botimi. Sipas përkthyesit Edon Qesari janë thyer disa tabu të dikurshme në përkthimtari. Qesari sugjeron një komunikim më të gjerë mes tyre, ndërsa vë theksin te zgjedhja e cilësisë kur bëhet fjalë për librat e përkthyer.

Syri tv

Kur shkruaj, shkruaj unë, kur përkthej, përkthen kultura ime, kështu qe shprehur Mitrush Kuteli kur e pyetën për mjeshtërinë e përkthimit. E sot, me po të njëjtin pasion e dëshirë për të sjell shijen estetike të letërsisë së mirë te lexuesi, Edon Qesari letradashës i përkorë, profesor e përkthyes sugjeron një komunikim më të gjerë mes përkthyesve.

Në një vështrim kohor, me gjithë shndërrimet që ka pësuar Shqipëria, ndër vite, prurjet në përkthim e përkthyesit janë shtuar në numër. Lexuesit i ofrohen mundësi për të zgjedhur mes titujve të shumtë, e megjithëkëtë ngurimi për të marrë në duar një përkthim nga të rinjtë e kësaj fushe ndihet.

Përkthimet e rrjedhshme nga letërsia e huaj e njohja e botëve të pashkelura përmes librave mbeten të parapëlqyerat e lexueve, ndaj sipas përkthyesit, kjo hyn në ato zhvillime pozitive të 2 dekadave të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco