Dëshmi e vitit 1933: mikpritja shqiptare për kryetarin e Komunitetit Ballkanik, Eduard Boyle

Dëshmi e vitit 1933: mikpritja shqiptare për kryetarin e Komunitetit Ballkanik, Eduard Boyle

07:00, 07/12/2022
A+ Aa A-

Mikpritja dëshmohet si një virtyt i çmuar i shqiptarëve. Drejtoria e Arkivave ka nxjerrë dokumentin, një telegram të datës 6 nëntor 1933, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Musa Juka, i drejtohet Prefektit të Durrësit, Zef Kadaria, për marrjen e masave të nevojshme lidhur me pritjen e kryetarit të Komunitetit Ballkanik, Eduard Boyle.

Në informacionin përcjellë Kadarisë, Juka i kërkon që një “prej miqve më të çmuar të Shqipërisë” t’i sigurohet një qendrim sa më i denjë. “Sir Eduard Boyle, i cili është një nga miqtë më të çmuar të Shqipërisë dhe prandaj të urdhëroni organet përkatëse për t’i bërë zotnis të gjitha lehtësitë e duhura gjatë qendrimit të tij në vendin tonë. T’i jepet një pritje sa më e mirë me qëllim që të largohet me përshtypjet më të pëlqyeshme.”- shkruante Juka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco