Më 3 dhjetor 1941, u krijua qeveria e Mustafa Krujës

Më 3 dhjetor 1941, u krijua qeveria e Mustafa Krujës

09:42, 03/12/2022
A+ Aa A-

Më 3 dhjetor 1941, u krijua qeveria e Mustafa Krujës. Përveçse kryeministër, Kruja mbante zëvendësisht edhe detyrën e ministrit dhe sekretarit të shtetit për Punët e Brendshme.

Në përbërje të kabinetit të tij ekzekutiv ishin: Hasan Dosti, ministër dhe sekretar shteti i Drejtësisë, Shuk Gurakuqi, ministër dhe sekretar shteti i Financave, Xhevat Korça, ministër dhe sekretar shteti i Arsimit, Iljaz Agushi, ministër i Punëve Botore, Fuat Dibra (e më pas) Kostandin Kotte, ministër dhe sekretar shteti i Ekonomisë Kombëtare, Tahir Shtylla (e më pas Eqerem Vlora), ministër dhe sekretar shteti i Tokave të Lirueme, Dhimitër Berati, ministër dhe sekretar shteti i Kulturës Popullore dhe Jup Kazazi, ministër dhe sekretar shteti i Partisë Fashiste.

Më 10 dhjetor 1941, Kruja paraqiti programin e qeverisë para Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (foto më poshtë). Qeverisja nën drejtimin e Krujës zgjati deri më 4 janar 1943.

Në shtator të vitit 1944, Kruja u largua për në Vjenë, si rrjedhojë e probleme familjare dhe pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, zhvilloi veprimtarinë jashtë vendit së bashku me patriotë të tjerë.

Bashkëngjitur, paraqiten telegrame të Shefqet Verlacit dhe të Maliq Bushatit dërguar prefekturave për të njoftuar krijimin e kabinetit Kruja (1941), si edhe vendimi i Këshillit të Ministave për dorëheqjen e kësaj qeverie (1943).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco