Karikatura, thyerja e censurës në diktaturë, Kapexhiu: Kemi krijuar mes gardheve me thupra

17:06, 02/12/2022
A+ Aa A-

Karikaturisti Bujar Kapexhi ka dokumentuar krijimtarinë e tij përgjatë viteve ’62-’90 në botimin ‘Variacione’. Artisti thotë se përgjatë diktaturës është krijuar me vështirësi, pasi regjimi dënonte çdokënd që devijonte nga rregullat, ndërsa karikaturistët kanë shërbyer si opozitë e asaj kohe.

Nga SYRI TV

Të luftoje përmes karikaturash dhe humorit të hollë përgjatë viteve të errëta të regjimit diktatorial ka qenë sfida më e madhe e Bujar Kapexhiut. Artisti dokumenton në botimin ‘Variacione’, Shqipërinë e viteve 1962-1990, përmes karikaturave.

Në diktaturë, partia thoshte që artistët janë ndihmës të saj, çdo thyerje rregulli në krijimtari kishte pasoja të mëdha.

Tanimë që u rikthehet punimeve të asaj kohe të vështirë, Kapexhiu thotë se ideologjia nuk arriti t'i marrë frymën artit figurativ.

Përballja me pushtetin, trajtimi i problemeve më të qenësishme që përballej njeriu, deri te kapërcimet e ndjeshmëritë e thella, të gjitha vijnë si dëshmi për historinë e një kombi, që pat vuajtur një gjysmë shekulli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco