Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ U mor në mbrojtje nga UNESCO, studiuesi: Xhubleta e Margaritit e modifikuar

17:36, 01/12/2022
A+ Aa A-

Pas marrjes në mbrojtje të xhubletës nga UNESCO, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë. Brahaj thotë se Ministrja e Kulturës kishte veshur një xhubletë të modifikuar në ditën kur dha lajmin e mezipritur, ndërsa theksoi nevojën për ruajtjen e origjinalitetit. Ai ngriti si problem edhe mungesën e Muzeut Etnografik Kombëtar për pasuritë e trashëgimisë kulturore.

Nga SYRI TV

Xhubleta shqiptare është marrë nën mbrojtjen e UNESCO-s. E megjithë gëzimin për përfshirjen e kësaj pasurie në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë. Sipas Brahajt edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ditën kur dha lajmin e shumëpritur nga Rabiti i Marokut kishte veshur një xhubletë të modifikuar.

Etnologu thotë se është detyrë e institucioneve shtetërore ruajtja, ripërtërirja dhe popullarizimi i xhubletës.

Problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar.

Xhubleta, veshja tipike e grave me ornamente zbukuruese që rrezikon të zhduket e harrohet është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, pa të cilën historia e Shqipërisë nuk do të ishte e njëjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco