U mor në mbrojtje nga UNESCO, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë

U mor në mbrojtje nga UNESCO, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë

17:19, 01/12/2022
A+ Aa A-

Xhubleta shqiptare është marrë nën mbrojtjen e Unescos. E megjithë gëzimin për përfshirjen e kësaj pasurie në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, studiuesi Jaho Brahaj ngre alarmin për ndërhyrjet në xhubletë. Sipas Brahajt edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ditën kur dha lajmin e shumëpritur nga Rabiti i Marokut kishte veshur një xhubletë të modifikuar.

“Më e keqja, edhe që duhet të vëmë jë alarm, ne po vëmë dorë mbi xhubletën. Edhe ministrja e Kulturës  kur dha lajmin kishte veshur të modifikuar, të stilizuar atë që ajo donte ta quante xhubletë, por në fakt nuk ishte një objekt xhubletë” u shpreh Brahaj.

Studiuesi thotë se është detyrë e institucioneve shtetërore ruajtja, ripërtërirja dhe popullarizimi i xhubletës.

“Xhubleta u pranua si objekt i trashëgimnisë në rrezik. Nëqoftëse neve shqiptarët në këto momente nuk fillojmë të punojmë për ruajtjen e saj, konservimin, për ripërtëritjen e teknikave të punimit të saj në mënyrë tradicionale dhe nuk do ta popullarizojmë dhe nuk do ta bëjmë të njohur në radhë të parë tëk ne shqiptarët atëherë kjo është kambana e fundit e alarmit SOS”

Problem për studiuesin e njohur është mungesa e një muzeu etnografik kombëtar.

“Jemi shteti i vetëm në Ballkan që nuk kemi një muze etnografik kombëtar. Ne edhe sot e kësaj dite vazhdojmë, që nga institucionet qëndrore dhe aktivitetet e tyre, të theni kjo është  xhubleta autoktone e trashëguar nga të parët tanë, dhe në fakt paraqesim në xhubletë të përccudnuar. Zëvëndësimi i pjesëve të ndryshme të xhubletës me pjesë të tjera ose me pjesë që nuk i përshtaten dhe nuk kanë lidhje me xhubletën, ai quhet falsifikim” shtoi Brahaj.

Xhubleta, veshja tipike e grave me ornamente zbukuruese që rrezikon të zhduket e harrohet është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore, pa të cilën historia e Shqipërisë nuk do të ishte e njëjtë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco