Më 1 dhjetor 1928, hyri në fuqi Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare

Më 1 dhjetor 1928, hyri në fuqi Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare

07:12, 01/12/2022
A+ Aa A-

Më 1 dhjetor 1928, hyri në fuqi Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare.

Miratimi këtij statuti u bë nga Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë. Në këtë mënyrë, Shqipëria shpallej Mbretëri Parlamentare, sipas sistemit njëdhomësh. Ndërkaq, si Mbret i Shqiptarëve u caktua Ahmet Zogu.

Sipas Statutit, mbreti nuk mund të qendronte jashtë Shqipërisë për një periudhë që i tejkalonte tre muajt. Zogu I mishëronte autoritetin më të lartë të forcave tokësore, detare dhe ajrore të shtetit. Në këtë cilësi, mund të shpallte luftë në rast mbrojtjeje. Shpërblimi për shërbimin e tij në krye të shtetit arrinte shifrën e 500.000 (pesëqind mijë) franga ari në vit.

Përgjatë periudhës që Statuti qendroi në fuqi (1928-1939), u miratuan akte të rëndësishme juridike, si: Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal apo Kodi i Procedurës Civile, që shënuan shkëputjen nga legjislacioni i periudhës osmane. Statuti u shfuqizua nga Asambleja e quajtur Kushtetuese, në prill të vitit 1939 dhe u rivu në fuqi prej Kuvendit Kombëtar të ngritur nga pushtuesit nazistë, në fillim të tetorit 1943.

Bashkëngjitur më poshtë, paraqiten disa fragmente të Statutit, si edhe një fotografi e Ahmet Zogut dalë me klerikë të lartë të vendit, me rastin e shpalljes së tij mbret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco