Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta, e bija e Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit)

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Atalanta, e bija e Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit)

13:00, 30/11/2022
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, Atalanta Pasko, e bija e të madhit Dhimitër Pasko apo siç njihet me emrin e pendës, Mitrush Kutelit.

Atalanta pasko ka punuar si regjisore montazhi në “Kinostudio”. Ajo lindi me 23 prill 1951 në Tirane, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Në vitin 1970, Pasko filloi punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit.

Pas një specializimi të shkurtër, Pasko montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji teë Mit`hat Fagut.

Paralelisht me punën Pasko vijoi studimet me korespondencë për Gjuhë-Letërsi duke përvetësuar gjuhën frënge dhe italiane.

Filmi i pare artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Në fillim të verës” (1975), i cili fitoi çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Me pas ajo kreu montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte, si “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e VI të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushë e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtatë pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco