E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta tashmë pasuri e UNESCO

E lashtë 4 mijë vjet, Xhubleta tashmë pasuri e UNESCO

17:45, 29/11/2022
A+ Aa A-

 Një lajm i mirë vjen një ditë pas 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë; Xhubleta shqiptare ka hyrë në UNESCO. Lajmin e dha sot, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka njoftuar se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

"Dua të ndaj një lajm shumë të mirë. UNESCO miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dijebërjen e saj, pasuri të UNESCO-s. Një thesar që në vrullin e kohës rrezikonte të zhdukje. Për të ardhur në këtë ditë na janë dashur vite pune. Falenderoj çdo specialist që na ndihmoi për dosjen e aplikimit. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s,"-bëri me dije ajo.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera që i përkasin mijëvjeçarit të II p.e.s. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës ilire, ndërsa emblema më e dukshme është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco