VIDEO/ 'Rikthehet' Skëndërbeu: Hije e zezë i paska ra në çdo pllajë të vendit tim, k'tu as zogjtë nuk knojkan ma

VIDEO/ 'Rikthehet' Skëndërbeu: Hije e zezë i paska ra në çdo pllajë të vendit tim, k'tu as zogjtë nuk knojkan ma

12:22, 29/11/2022
A+ Aa A-

Hej Atdhe ku të shkoi lavdia. A kanë mbet kund prap shqiptar? Ku është ndera dhe burrnia? A veç vorret dëshmitar?".

Një video po qarkullon në rrjet në këtë 110 vjetor të pavarësisë, ndërsa në 2 minuta Skënderbeu 'rikthehet' pas disa shekujsh duke kërkuar 'bijtë e shqipes' t'i kthejnë lavdinë kësaj toke e cila po tret burrat në mërgim.

" Zgjohu Shqipni se lindi dielli,

erdhi dita mos me u korit,

 rrokni shpatat, trimi erdhi.

Kem kaq kohë që e kem prit.

Burri i lartë ish Skëndërbeu.

 

Për këtë ditë Zoti e kishte fal,

nën kamb kalit tundet dheu,

u bë prap shqipja me djal.

 

Mos ta lam këtë vend në dorë të fatit.

Ku janë trimat haj medet,

as folen e shqipeve të gjarprit,

gjaku i të parëve po na thërret.

Zotin pret kalaja e Krujës,

ende zë po lëshon Rozafa,

s’mund durojmë mo pushtues.

 

Prez Petrelë tash u nez flaka.

Hej Shqipni në mes Evrope,

sa shumë trima ti i rrite.

Pirro, Gentët, Kastriotët me gjak trimash u  vadite.

Po ju lartësohen prapa bajraqet,

ktheje lavdinë që dikur pate.

 

Jepni besë e falni gjaqet

mbi flamur rreth një shpate.

Mos ta lam këtë vend në dorë të fatit.

Ku janë trimat vaj medet.

As folen e shqipes gjarprit,

gjaku i të parëve po na thërret.

Hije e zezë i paska ra në çdo pllajë të vendit tim,

k'tu as zogjtë nuk knojkan ma.

Burrat tretur në mërgim.

Tokat paskan mbetur djerr e përhitun në vetmi,

zemër dridhur nana tjerr një jelek veç me të zi.’ 

Në 110 vjet pavarësi, kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e braktisur, ndërsa qindra mijëra njerëz largohen çdo vit nga vendi.

Në këtë përvjetor si asnjëherë më parë këto vargje janë aktuale : " Zgjohu Shqipni se lindi dielli, erdhi dita mos me u korit,  rrokni shpatat, trimi erdhi. Kem kaq kohë që e kem prit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco