Margariti urdhëron artistët të marrin leje kur dalin në media, Zhupa: Mbyllje goje me metoda komuniste, frikë për aferat!

Margariti urdhëron artistët të marrin leje kur dalin në media, Zhupa: Mbyllje goje me metoda komuniste, frikë për aferat!

12:22, 25/11/2022
A+ Aa A-

Ka marrë përmasat e skandalit, urdhri i lëshuar nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti që punonjësit e Teatrit të Operas e të Baletit duhet të marrin leje zyrtare përpara se të paraqiten në media.

Më 22 nëntor 2022, Drejtorja e Përgjithshme e Teatrit, Abigeila Voshtina ua ka komunikuar urdhrin e ministres, punonjësve të saj, me këtë "argument":

“Me qëllim që informacioni të jetë i mirëkoordinuar për publikun dhe vetë institucionin, çdo punonjës i TKOBAP, përpara se të paraqitet nëpër media të ndryshme,  duhet të lajmërojë pranë Zyrës së Promocionit dhe Imazhit.

"Në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë, bëjnë publicitet negativ dhe dëmtojnë imazhin e institucionit, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të institucionit" duke nënvizuar se  ai hyn në fuqi menjëherë.

Urdhri që kërkon të bllokojë zërat kritikë të njerëzve të artit dhe të kulturës, revoltat e tyre, është denoncuar sot nga deputetja e PD, Ina Zhupa, e cila e konsideroi një mbyllje goje me metoda komuniste sipas nenit të dikurshëm “Për agjitacion e propagandë”.

Në shënimin e saj në Fb, Zhupa shkruan: “Mbyllja e gojës, artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 “Për agjitacion e propagandë” është skandali i radhës i Ministrisë së Kulturës, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e Kodit të Punës. Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e Operas dhe Baletit dhe të  Ansamblit Popullor, të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për t’u shprehur lirisht.

Liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë, neni 22 dhe s’ka urdhër nga lart që mund të zhdukë të drejtat e fituara edhe me gjak. Të jesh artist, mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera,” - theksoi Ina Zhupa.

DOKUMENTI

Image

ÇFARE THOSHTE NENI 55 PER AGJITACION E PROPAGANDE I KODIT PENAL TE RPSSH-së

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco