Më 23 nëntor 1951 ndërroi jetë i pari shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi, Nikollë bej Ivanaj

Më 23 nëntor 1951 ndërroi jetë i pari shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi, Nikollë bej Ivanaj

08:56, 23/11/2022
A+ Aa A-

Më 23 nëntor 1951, ndërroi jetë i pari shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi, Nikollë bej Ivanaj.

Përkushtimi kundrejt çështjes kombëtare diktohej nga pragu i tij familjar. I ati, kapiten Lekë Ivanaj, pat marrë pjesë në Luftën e Miletit (1880) kundër malazezëve. Ndër të tjera,

Nikolla kish edhe lidhje farefisnore me reformatorin e arsimit shqiptar, Mirash Ivanajn. Në vitin 1923, botuan gazetën “Bashkimi” dhe të përjavshmen “Republika” (1923-1925).

Në vitet 1905-1908 botoi gazetën “Shpnesa e Shqypnisë” në Dubrovnik, Trieste dhe në Romë, duke siguruar burime të ndryshme financiare.

Në vitin 1911, la penën dhe rroku pushkën, duke u përfshirë në kryengritje. Ishte një nga drejtuesit e Komitetit Kombëtar Shqiptar të themeluar në Podgoricë.

Në janar 1919 filloi të botonte gazetën “Koha e Re”, e cila botoi lajmin për vdekjen e Ismail Qemalit. Në vitin 1919 mori pjesë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ivanaj botoi librin autobiografik “Historija e Shqipënisë së ré. Vuajtjet e mia dhe veprimet e mia”.

Në vitin 1943 pa dritën e botimit vepra e tij e parë letrare, “Lulet e pasosme”.

Botimi i tij i fundit, një vëllim me poezi, daton në vitin 1951. Më poshtë, paraqitet alfabeti konvencional i përdorur nga Ivanaj, si edhe pasaporta e lejekalimi lëshuar në emër të tij nga organet e policisë të Parisit, të Vienës etj, si delegat në Kongresin e Paqes në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco