Lexuesit shqiptarë tek përkthimet, Baro: 'Jeta shpirtërore', metaforë e perversitetit të pushtetit

20:38, 22/11/2022
A+ Aa A-

Romani i Alberto Moravias “Jeta Shpirtërore” është sjell në shqip nga përkthyesja Aida Baro. Sipas përkthyeses, libri është metaforë e perversitetit të pushtetit dhe një ftesë e gjatë për reflektim për shoqërinë e sotme. 

“Jeta shpirtërore”, romani që ngjalli reagime të shumta në Italinë e viteve 1978, vjen i përkthyer në shqip nga Aida Baro. Libri zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku personazhi i quajtur “Unë” që mund të interpretohet si shkrimtar, gazetar apo psikolog interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje të thjeshta në dukje mbi jetën e saj, ndërsa nga ana tjetër nxjerrë në pah rrënimin e vlerave shoqërore. 

“Jeta shpirtërore” është shuplakë për kohët e sotme e realitetin, në të cilin jetojmë, si një formë për të denoncuar të gjitha veset e klasës së pushtetit. Ndër të tjera përkthyesja thotë se romani është edhe një ftesë e gjatë për reflektim. 

Gaz: E. Xhemali
Op: F. Shahinlli
Mont: O. DEMO

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco