Botuesja Anila Bisha: Kriza, është rritur çmimi i letrës, institucionet të promovojnë shkrimtarët

20:30, 22/11/2022
A+ Aa A-

Letërsia për fëmijë ka më pak autorë në këtë edicion të 25-të të Panairit të Librit. Një problematikë që ngrenë botuesit është rritja e çmimit të letrës për shkak të krizës. Botuesja Anila Bisha thotë se institucionet duhet t’i mbështesin autorët dhe t’i promovojnë ata.

Gjithmonë e më tepër ka një numër të pakët të krijuesve që shkruajnë letërsi për fëmijë. Shkrimtarë të sprovuar apo zëra të rinj të letrave, mbeten në kërkim të lexuesve të vegjël. Në këtë edicion të panairit, ku interesi për të blerë libra është ulur, një tjetër problematikë që ngrenë botuesit është rritja e çmimit të letrës.

Mes titujve që ofrohen në stenda, veçojmë përrallën “ Tullumbacja e bardhë” e autores Rovena Rozhani, historinë e veçantë të së cilës e tregon botuesja Anila Bisha.

Sipas botueses, shoqëria duhet  të jetë e sensibilizuar për t’u drejtuar nga libri, kurse institucionet shtetërore duhet të mbështesin autorët shqiptarë dhe t’i promovojnë ata. 

Anila Bisha sugjeron leximin e prindërëve për fëmijët, si një mënyrë për t’i afruar vogëlushit me librat. 

Gaz: E. Xhemali
Op: F. Shahinlli
Mont: O. Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco