'Lindur së prapthi', nga diktatura në demokraci, lexuesit nuk lënë Rita Petron të fshijë tabutë

20:29, 22/11/2022
A+ Aa A-

Shkrimtarja Rita Petro sapo ka sjellë për lexuesit, romanin e saj të parë “Lindur së prapthi”. Petro rrëfen për Syri Tv të veçantën e këtij botimi, që e ndal optikën në kohën e errët të dikaturës dhe ngjyrat e demokracisë. 

“Lindur së prapthi”, një rrëfim i gjatë kujtimesh, që e njeh lexuesin me ndjesitë e një kohe të errët, nisur me fëmijërinë e shkrimtares e poetes Rita Petro, për të njohur dritën e pritshme të demokracisë. 

Procesi i të shkuarit, ditënetët që e nanurisnin krijuesen nëpër çaste të jetuara vrullshëm, mandej ngacmime të brendshme, që prej vitesh feksnin shpirtin e saj, vijnë si një çlirim i rrjedhshëm. 

E njohur ndryshe si shkrimtarja që thyen tabu, Rita Petro ndihet e kënaqur, që lexuesi e ka mirëpritur romanin e saj, duke kërkuar tinujt e dashurisë dhe erotizmit.

Dhe po, ajo po shkruan. “Poema e mungesë” për të shoqin që e sheh nga qiejt, do të vijë si një takim i gjatë ndjesor, me të zjarrtat ndjenja, të cilat shkrimtarja i rikthen herë pas herë në vëmendje për lexuesit e saj.

Rita do të shijojë çdo ngjyrë të jetës, ndërsa premton për dashamirësit e letrave të saj, se qëndrimi në shkrimtari do të jetë shumë herë më i gjatë se dje. 

Gaz: E. Xhemali
Op: M. Dervishi
Mont: L. Islami

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco