Më 8 nëntor 1462, u nënshkrua 'Formula e Pagëzimit', dokumenti i parë i gjuhës shqipe

Më 8 nëntor 1462, u nënshkrua 'Formula e Pagëzimit', dokumenti i parë i gjuhës shqipe

09:31, 09/11/2022
A+ Aa A-

Më 8 nëntor 1462, u nënshkrua “Formula e Pagëzimit”, dokumenti i parë i gjuhës shqipe.

Sot mbushen plot 560 vjet nga “Formula e Pagëzimit”, dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën shqipe.

“Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur dhe u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun, Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.

Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit.

Ky është teksti historik i të shkruarit shqip: “Un të pagëzoj p’r emnit (t’) atit e t’Birit e t’Shpertit Shenjt”.

Një fotokopje të formulës e ruan edhe Arkivi i Shtetit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco