Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Edicioni i 12 i 'Ditëve të Mios' në Korçë, pjesëmarrës 40 mjeshtra të pikturës

16:09, 29/10/2022
A+ Aa A-

Ekspozita “Ditët e Mios” e çelur në ambientet e bibliotekës Thimio Mitko njeh edicionin e saj të 12. Kolonia ndërkombëtare e arteve figurative,  ka bërë bashkë 40 mjeshtra të pikturës vendase dhe të huaj, të cilët pas u njohën me Korçën e natyrën idilike,  iu dhanë telajove frymën e ngjyrat e vjeshtës.

Natyra e ngjyrat e vjeshtës kanë qenë frymëzuese për artisten nga Kosova. Në pikturat e saj ajo ka luajtur me ngjyrat e ndezura.

Për artisten nga Greqia Christina Savvaki është hera e parë pjesëmarrja në organizim, ndaj entuziazmi i lexohet lehtësisht në fytyrë.

“Është vetë peisazhi dhe ngjyrat që ndihmojnë për të krijuar. Nuk mund të veçoj dot peizazhet dhe vendet që kam vizituar, por më shumë më bëri përshtypje fshati Polenë dhe fshati Dardhë. “

Aleksandra Gieraga,  artistja polake shprehet e kënaqur kthehet për të dytin vit në Korçë.

“Jam e kënaqur që jam këtu. Këtë vit frymëzimi im filloi në mal. Unë isha në majë të malit të Moravës, atje ku është kryqi i bardhë, ku pashë një panoramë të mrekullueshme. Për mua panorama është shumë e vështirë për t’u pikturuar.  Unë nuk mund ta pikturoj atë për dy ditë, pasi ajo kërkon më shumë kohë, por unë vura re një gur të thjeshtë, të cilin e pashë në majë të malit që dukej pothuajse njësoj si një mal i madh “u shpreh Gieraga.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë fundjavës për dashamirësit e artit në Korçë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco