VIDEO/ Fituesja e çmimit ‘Nobel’ në Letërsi - Studiuesja: Ja lidhja e francezes Ani Ernaux me Shqipërinë

19:52, 06/10/2022
A+ Aa A-

Edhe këtë vit, Ismail Kadareja nuk e fitoi çmimin ‘Nobel’ në letërsi. Siç është bërë traditë në vitet e fundit, që shkrimtari shqiptar të jetë pjesë e listës së pretendentëve, deri më tani fama dhe librat e tij, nuk e kanë bindur jurinë e ‘Nobel-it’ që ti japin çmimin e shumëpritur. 

Sivjet këtë çmim e mori shkrimtarja franceze Ani Ernaux, e cila sipas studiueses së letërsisë, Alda Bardhyli ka dhe një lidhje të hershme me Shqipërinë.

Bardhyli e ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, rrëfeu para moderatores Armela Ferko, se vepra e Kadaresë e cila është një vepër universale e cila lexohet jo vetëm në kohën kur jepen çmimet ‘Nobel’ duhej të ishte patjetër fituese e këtij viti. Bardhyli nga ku shtoi se arti i tij na ka shoqëruar për më shumë se një gjysmë shekulli në dhjetëra gjuhë të botës.

‘Çmimi Nobel padyshim është një nga çmimet më të rëndësishme letrare për më shumë se 1 shekull. Sigurisht që do ishte e bukur dhe mendoj se ishte e merituar të vinte në Shqipëri. Një çmim për gjuhën shqipe për letërsinë e madhe të të Ismail Kadaresë e cila për më shumë se një gjysmë shekulli komunikon në më shumë se 45 gjuhë të huaja. Vepra e Kadaresë është një vepër universale, një vepër e komunikuar jo vetëm çdo tetor kur jepen çmimet ‘Nobel’ nga kritika botërorë.

Unë hodha disa shkrime se përse këtë tetor gjuha shqipe dhe Ismail Kadare duhet ta priste çmimin ‘Nobel’ me shpresë, e cila mendoj se është shpresë e gjithë shqiptarëve, për këtë gjuhë kaq të bukur, për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.’

Gjithashtu Bardhyli ndau në SYRI TV, opinionet dhe mendimin e saj se përse shkrimtarja franceze Ani Ernaux u shpall fituese e çmimit ‘Nobel’ për këtë vit. Sipas Bardhylit, francezja është një artiste e cila të gjitha veprat e saj i shkruan me një gjuhë shumë të thjeshtë, për ta përçuar lehtë tek lexuesi.

Fituesja e çmimit ‘Nobel’ është një autorë që hynë tek autoret më të përfolura vitet e fundit përsa i përket përkthimit të saj në shumë gjuhë të botës. Është një autore e cila ka një kontakt më të drejtpërdrejtë me lexuesin, përveç impaktit që vepra e saj ka tek lexuesi, është një vepër që i përgjigjët vetë lexuesit, jo nga ato veprat që kërkojnë angazhim të thellë.

Ne jemi mësuar të fitojmë çmimin ‘Nobel’. Ajo flet për gjëra të thjeshta të jetës, pothuajse e gjithë letërsia e saj është një letërsi autobiografike e kthyer në art. Mjafton të lexosh një novelë të shkurtër që ka ardhur edhe në gjuhem shqipe që titullohet pasioni i Fshehtë’ ku flitet për një histori të bukur dashurie, e të kuptosh sesa e thjeshtë dhe sesa universale është gjuha e kësaj shkrimtareje. 

Unë lexova pak më parë që ajo kishte patur një kontakt me vendin tonë në vitet 70’ të shekullit të kaluar, ku bashkë me bashkëshortin e saj edhe kishte xhiruar një film dokument për Shqipërinë. Duke parë dhe listën gjinore të burrave që e kanë marrë këtë çmim ndër vite, i bije që kjo është autorja grua e 17-të që fiton çmimin ‘Nobel’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco