Edicioni i 7 i Festivalit të Muzikës së Dhomës, Narazi: Synimi kryesor, të udhëzojmë të rinjtë drejtë rrugës artistike

16:41, 01/10/2022
A+ Aa A-

Edicioni i 7-të i Festivalit Kombëtar të Muzikës së Dhomës vlerësoi me çmim të parë Orkestrën e Harqeve të Elbasanit, ndërsa me çmim të dytë u vlerësua  Ansambli i Korçës dhe Vlorës.

Orkestra e kryesuar nga mjeshtri virtuoz  Zeqir Sulkuqi përmes materialeve të pasura muzikore, arriti të kryesonte ndër 11 trupat profesioniste.

Drejtori artistik i festivalit Blerim Narazani u shpreh se një nga synimet parësore të festivalit është të drejtojë muzikantët e rinj nëpër shkollat artistike, pasi ka një rënie të madhe të të rinjve që nuk preferojnë ta zgjedhin këtë rrugë.

Drejtori i teatrit skampa Klinsi Lala u shpreh se 11 trupt profesioniste kanë performuar në Elbasan dhe janë pëlqyer nga qytetarët, ku gjatë tre ditëve të performimit salla ka qënë plot. Duke parë dhe frytin e punës Lala u shpreh se këtë traditë do vazhdoj ta mbajë gjithmonë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco