Mbyllet edicioni i 20-të i TIFF

Mbyllet edicioni i 20-të i TIFF

13:19, 01/10/2022
A+ Aa A-

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, TIFF, u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, pas shtatë netësh projeksione në mjediset e Kinema Millenium dhe sallës “Tonin Harapi” në Liceun Artistik të Tiranës.

Juritë e ndryshme për çdo kategori, të përbërë nga personalitete të industrisë së filmit, akorduan shumë çmime të rëndësishme, përfshirë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, i cili nominohet për edicionin e 95-të të “Academy Awards”, European Film Awards 2022 (këtë çmim e fitoi filmi: “The Red Suitcase” nga Cyrus Neshvad.

Dokumentari më i mirë u shpall filmi “The eclips” nga Natasha Urban, ndërsa filmi më i mirë artistik i metrazhit të gjatë, u shpall filmi “Illusion” nga Marta Minorowicz.

Gjatë mbrëmjes, u nderuan me çmime shumë filma të tjerë të kategorive të ndryshme pjesëmarrëse, si filmi më i mirë studentor, filmi më i mirë “in albanian”, i fëmijëve etj, si edhe çmime të dedikuara për skenarin më të mirë apo regjisorin më të mirë.

Edhe këtë vit, TIFF, nuk shtoi veç një vit më shumë, por rriti besueshmërinë, pritshmëritë, forcoi partneritetin me filmbërës nga e gjithë bota, ballafaqoi krijimtari, si edhe u tregoi Shqipërinë, rreth 100 kineastëve të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco