Pasioni i këngëtarit Spiridon Tasi Ilo, regjistrimi i muzikës shqiptare që nisi me Himnin e Flamurit

Pasioni i këngëtarit Spiridon Tasi Ilo, regjistrimi i muzikës shqiptare që nisi me Himnin e Flamurit

07:30, 30/09/2022
A+ Aa A-

Më 30 shtator 1876 lindi në Korçë patrioti, firmëtari i Pavarësisë dhe këngëtari Spiridon Tasi Ilo.

Që në vogëli Spiridon Ilo pati emigruar në Rumani, si shumë bashkëkohës të tij. Në vjeshtën e vitit 1912 kthehet në Shqipëri si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë në Kuvendin e Vlorës.

Sipas dëshmive të familjarëve, flamurin e Pavarësisë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor, e patën dërguar shqiptarët e Rumanisë dhe vetë Spiridon Ilo e solli në Shqipëri, kurse Marigo Pozio i shtoi thekët dhe kreu disa ndryshime mbi të.

Më 1913-n u rikthye në Rumani dhe prej andej, më 1916-n, emigroi në SHBA.

Duke ndjekur pasionin e tij, muzikën, në vitin 1923 themeloi kompaninë "Albanian Phonograph Records". Qëllimi i Ilos ishte të realizonte regjistrime dhe të hidhte në qarkullim pllaka gramofoni me muzikë shqiptare.

Një nga punët e para ishte regjistrimi i parë i Himnit të Flamurit, me tekstin e poetit Asdreni, kënduar nga tenori arbëresh, Giuseppe Mauro dhe vetë S. Ilo. Në vitin 1926 u kthye përfundimisht në Korçë, ku dhe ndërroi jetë më 1950-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco