Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

VIDEO-SYRI TV/ Shfaqja ‘Mes Çarçafëve’ në Tiranë, Londo: Ka shumë dashuri në fikjen e dritave

20:56, 28/09/2022
A+ Aa A-

Shfaqja ‘Mes çarçafëve’ nis sezonin artistik të Teatrit Shëtitës ‘Çajupi’ në Tiranë. Drama ngrihet mbi temën e vetmisë, dashurisë dhe jetës.

Nga SYRI TV

Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ fillon sezonin e ri artistik në Tiranë me shfaqjen ‘Mes çarçafëve’.  Vepra vjen nën vështrimin regjisorial të Kiço Londos dhe e interpretuar nga aktoret Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj. Vepra në dukje ngrihet mbi një subjekt të thjeshtë.

Situata komplikohet deri në zhytje të gruas brenda vetes për të parë, se çfarë ka ndërtuar gabim gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa në shfaqje dalin disa tema qendrore.

‘Mes çarçafëve’ mbi të gjitha është një pjesë që ngrihet mbi dashurinë dhe jetën.

Drama do të ngjitet mbrëmjen e datës 29 shtator në sallën ‘Black Box’ të Universitetit të Arteve, në orën 20:00, ndërsa rrugëtimi i saj do të vijojë edhe nëpër teatrot e rretheve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco