Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Opera 'Cavalleria Rusticana' në TKOB / Vepra e Nikolin Gurakuqit ringjitet në skenë, këto janë datat e shfaqjes

19:10, 28/09/2022
A+ Aa A-

Vepra nën konceptimin regjisorial të Nikolin Gurakuqit ,Opera “Cavalleria Rusticana” rikthehet në Teatrin Kombëtar Të Operas dhe Baletit. 

Kjo vepër është një dramë xhelozie e cila konstaton në historinë e pamundur e dashurisë së një çifti nga e cila lindin intrigat e konfliktet..

Gurakuqi shprehet se vepra e tij është e bazuar në ngjare reale, konkretisht në fenomene të cilat I dëgjojmë së fundmi shpesh nëpër ekrane, sic është gjakmarrja.

Gjithashtu Gurakuqi shton se në këtë melodramë  dominon teatri artizanal, në të cilin do të jetë një lojë  e fuqishme autoriale.

Shfaqja operistike do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga data 30 shtator deri më datë 2 Tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco