Me varje ose burg përjetë: si sot 'Gjyqi i deputetëve', i grupit të parë opozitar në parlamentin shqiptar

Me varje ose burg përjetë: si sot 'Gjyqi i deputetëve', i grupit të parë opozitar në parlamentin shqiptar

12:39, 27/09/2022
A+ Aa A-

Dita e sotme, 27 shtatori, përkujton gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar, procesin e njohur si “Gjyqi i Deputetëve” që u zhvillua më 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori” në Tiranë.

Muzeu Historik Kombëtar sjell në vëmendje se Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I- Nexhat Hyseni dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945.

Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar.

Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye.

Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:

1.Shefqet Beja (me varje në litar)
2.Riza Alizoti (me varje në litar)
3.Sulo Klosi (me varje në litar)
4.Selaudin Toto (me varje në litar)
5.Sheh Ibrahim Karbunara
6.Paolo Saggioti
7.Agathokli Xhitoni
8.Mehmet Prishtina
9.Abdul Kokoshi
10.Beqir Çela
11.Salim Kokalari (me varje në litar)
12.Tefik Deliallisi
13.Irfan Majuni (me varje në litar)
14.Pertef Karagjozi
15.Enver Sazani (me varje në litar)
16.Hysen Shehu

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:

17.Foto Bala
18.Ramazan Tabaku
19.Rram Marku
20.Gjovalin Vlashi

Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:
21.Shefki Minarolli
22.Rustem Sharra
23.Xhevat Xhafa
Me 15 vjet heqje lirie u dënua:
24.Sulo Konjari

Image

Image

*kujto.al
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco