SYRI TV/ Historia e instrumentistit Vladimir Leka, që jeton në mjerim: Nuk kam pasur kurrë punë

14:12, 26/09/2022
A+ Aa A-

Vlorë - Vëmendja e shtetit ndaj artit dhe artistëve nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e duhur. Vladimir Leka nga Vlora është një instrumentist, që jeton në mjerim ekonomik, pasi arti që ai bën kurrë nuk është vlerësuar nga institucionet e kulturës.

Nga SYRI TV

Ky është Vladimir Leka, një instrumentist që luan prej 20 vjetësh në fyell, por tingujt e instrumentit që ai luan, mund të përshkruajnë dhe kushtet ekonomike të familjes së tij.

Talenti dhe pasioni i tij për këtë instrument, nuk janë shpërblyer as në sukses e famë e as në para. Ndonëse Vladimir Leka është ngjitur shpesh në skena teatrosh e koncerte folkloristike, ai kurrë nuk përfituar para nga luajtja në fyell.

44-vjeçari jeton në Vlorë, në një banesë me qira. Ai është baba i tre fëmijëve, ndërsa bashkëshortja është e vetmja që siguron 25 mijë lekë të ardhura mujore, me të cilën pesë anëtarë të familjes sigurojnë jetesën. Ndonëse e do Shqipërinë, Vladimir Leka është braktisur nga institucionet e kulturës në Vlorë. Shpresën nuk e ka humbur, ndaj Vladimir Leka ka një apel.

Gazetar: G. Këllçiu

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: H.Maloku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?26/09/2022 14:30

Dmth në Vlorë nuk ka punë për burrat por vetëm për gratë? Apo ka punë por jo për profesionistë?

Shto koment

Denonco