VIDEO – SYRI TV/ Çelet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, Domi: Kineastët duan të jenë pjesë e TIFF

10:41, 25/09/2022
A+ Aa A-

Festivali Ndërkombëtar i Filmit çeli siparin në mjediset e Kinema Millenium. Në këtë edicion të 20, janë përzgjedhur për konkurrim 243 filma.  TIFF u hap me filmin dokumentar të regjisorit  të njohur Giuseppe Tornatore, që i dedikohet jetës dhe veprimtarisë artistike të Ennio Morricone, i shfaqur vjet në Venezia.

Syri tv

Edicioni i 20-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit ka çelur siparin në mbrëmje, në mjediset e Kinema Millenium në Tiranë. Kineastë nga Shqipëria dhe të huaj iu bashkuan festivalit traditë, që feston këtë vit 20 vjetorin jubilar.

20 vite më parë kur Agron Domi krijoi TIFF , të parin festival ndërkombëtar të çdo fushe në Shqipëri , kineastët e kishin të pamundur të udhëtonin pa viza në Europë, në atë kohë, për të ndjekur zhvillimet e trendeve kinematografike dhe natyrshëm folja ëatch e slogani “Mendojmë ndryshe, ,ecim njëlloj” ishte qëllimi fillestar i krijimit të TIFF.

Filmi dokumentar i shfaqur vjet në Venecia, dedikuar kompozitorit Ennio Morricone, jetës dhe veprimtarisë së tij artistike hapi edicionin jubilar të festivalit.

Kurse producenti i filmit u shpreh:

Është një dokumentar që po bënë xhiron e botës, sepse tregon jo vetëm historinë e Ennio Morricone, po tregon gjithashtu edhe historinë e kinematografisë.

243 filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, ballkanike, evropiane dhe botërore. Festivali do të përmbyllet më dt 30 shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco