Koha kur hidheshin 'themelet' e edukimit ushtarak

Koha kur hidheshin 'themelet' e edukimit ushtarak

08:20, 23/09/2022
A+ Aa A-

Në muajin prill të këtij viti, Shqipëria shënoi 13-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, mes një procesi reformimi dhe modernizimi të forcave të armatosura, por edhe aspekteve të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Sot Forcat tona të Armatosura rreshtohen në krah të ushtrive më të fuqishme të botës të cilat kanë traditë në përgatitjen e personelit ushtarak.

Për arsimin ushtarak shqiptar, në mënyrë institucionale u investua pas Shpalljes së Pavarësisë më 1912, njofton Drejtoria e Arkivave.

Viti 1919 shënon çeljen e shkollës së parë ushtarake që përgatiste oficerë dhe xhandarë.

Ndërsa në vitin 1928, shteti shqiptar hapi shkollën e parë Mbretërore Ushtarake.

Viti 1945 shënon projektin për hapjen e shkollës “Skënderbej”, që me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të FA, në vitin 1947 mori emrin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Skënderbej”.

Publikojmë sot foto të organizimit të ushtrisë së parë Kombëtare zyrtare në Vlorë më 1913.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco