Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Më 21 shtator 2014 u nda nga jeta aktorja Besa Imami

Më 21 shtator 2014 u nda nga jeta aktorja Besa Imami

08:18, 21/09/2022
A+ Aa A-

Si sot, më 21 shtator 2014, u nda nga jeta aktorja Besa Imami.

Lindi në Gjakovë dhe pas vdekjes së të atit familja u shpërngul në Tiranë. Ndonëse në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore u aktivizua pranë stukturave të organizatës komuniste (Debatik).

Në vitin 1946 nisi karrierën e saj si aktore, që nuk do të kishte shkëputje deri në vitin 1988 falë edhe përkrahjes së Artistit të Popullit, Pandi Stillo, i cili e pikasi atë. Do të linte gjurmë me pjesëmarrjen në shumë realizime teatrale dhe kinematografike. Disa prej tyre ishin: “Komploti i të dënuarve”, “Mbi gërmadha”, “Lulet e shegës”, “Cuca e maleve”,

“Streha e të harruarve” dhe filmi "Skënderbeu", ku luajti rolin shumë të dashur të Donika Kastriotit (foto dhe dokumenti bashkëngjitur).

Në emër të kontributit të saj artistik, Imami u vlerësua me titullin “Artiste e Merituar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco