VIDEO – SYRI TV/ Edicioni i 20 i TIFF në Shqipëri: 243 filma pjesëmarrës nga e gjithë bota

14:49, 20/09/2022
A+ Aa A-

20 vite nga krijimi i Tirana International Film Festival – Oscar and European Film Awards, ndërsa këtë vit festivali i filmit ka risi në përmbajtje dhe programin dedikuar fëmijëve, integruar me procesin mësimor.

Tirana International Film Festival – Oscar and European Film Awards njeh edicionin jubilar të 20 në data 24-30 shtator. Nga 2918 filma që kanë aplikuan nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e festivalit, janë përzgjedhur 243 filma. Themelues dhe drejtuesi i festivalit Agron Domi e vuri theksin te përmbajtja e festivalit, ndërsa një pjesë e rëndësishme e tij është dhe programi dedikuar fëmijëve, i integruar me procesin mësimor.

2 dekada filma, i ka bërë organizatorët e festivalit që të reflektojnë për të parë edhe uljet e ngritjet e kinemasë shqiptare, e për të mos u mbërthyer në tema të përsëritura. Katër filma shqiptarë do të jenë pjesë e festivalit, kurse “Legjenda e bastunit” një histori intriguese do të jetë mes filmave me metrazh të gjatë.

Suksesi i TIFF, sipas Domit është aftësia për të përgjedhur filmat më të mirë.

Në edicionin e 20 të festivalit nuk do të mungojnë as filmat nga Ukraina, njëri prej të cilëve ka në qendër agresionin rus, që prej vitit 2014 dhe ripërsëritjen e historisë, ndërsa publiku do të mund t’i shoh produksionet filmike bë Kinema “Millenium”, Liceun Jordan Misja dhe Open Air Cinema Millenium. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco