Si sot 1911,  vdiq i helmuar Petro Nini Luarasi

Si sot 1911, vdiq i helmuar Petro Nini Luarasi

09:09, 17/08/2022
A+ Aa A-

Më 17 gusht 1911 ndërroi jetë veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi.

Petro N. Luarasi u lind në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi.

Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës (1893) dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).

Mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit.

Bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit” (Manastir), në “Drita” (Sofje), në “Kombi” (Boston), në “Iliria” (Selanik). Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”.

Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë më 17 gusht 1911.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco