VIDEO-SYRI TV/ Shuhet në moshën 73-vjeçare aktori Pandi Siku, aktrimi i tij shquhej për gjallërinë e veprimit

14:45, 16/08/2022
A+ Aa A-

Është shuar në moshën 73-vjeçare figura e ndritur e kinematografisë shqiptare, Pandi Siku. Aktori do të kujtohet gjithmonë për gjallërinë e veprimit në role dhe për atmosferën gazmore që krijonte në teatër.

Nga SYRI TV

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga aktorët e mirënjohur të saj, Pandi Sikun. Aktori u shua në moshën 73-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga e bija e aktorit, e cila shkruan në rrjetin social Facebook, se i ati tashmë i përket Parajsës.

Pandi Siku lindi në 28 korrik 1949 në Tiranë. Pas mbarimit te Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi ne SHBA.

Ka luajtur kryesisht role te dyta, si në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zotërinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesëtar i Kori, 1997, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” për role të dyta).

Aktrimi i tij shquhej për gjallërinë e veprimit, duke krijuar me se shpeshti atmosferë gazmore ose një veprim energjik, sidomos në kryerjen e funksionit prej “korifeu” sa i përket reagimeve masive, çka e ka ushqyer situatën skenike me optimizëm dhe hove lirike, humoristike.

Ka pasur një plastikë të zhdërvjelltë. Aktori krijoi karaktere të gjalla me kahe dhe shpirt të natyrës së thellë njerëzore.

Pandi Siku la gjurmë në mendjet çdo artdashësi shqiptar me interpretimet e tij në filma dhe teatër, ndaj aktori është figurë e përjetësuar në kapitullin e kinematografisë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco