Ndërron jetë aktori i mirënjohur Pandi Siku

Ndërron jetë aktori i mirënjohur Pandi Siku

09:38, 16/08/2022
A+ Aa A-

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një nga aktorët e mirënjohur të saj, Pandi Sikun, në moshën 73-vjeçare. Pandi Siku la gjurmë në mendjet çdo artedashësi shqiptar me interpretimet e tij në filma dhe teatër.

Pandi Siku lindi në 28 korrik 1949 në Tiranë. Pas mbarimit te Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi pune në Teatrin Popullor, vazhdoi aty deri me 2001, kur emigroi ne SHBA.

Ka luajtur kryesisht role te dyta, si në shfaqjet Epoka para gjyqit (Shpend Dragobia, 1978), Furrnalta (Bardhi, 1979, me të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta), Romeo dhe Zhuljeta (Merkucio, 1987), Dy zotërinj nga Verona (Valentini, 1990), Quo Vadis (pjesëtar i Kori, 1997, me te cilin fitoi ëmimin e “Aktorit më të mirë” për role të dyta).

Aktrimi i tij shquhet për gjallërinë e veprimit, duke krijuar me se shpeshti atmosferë gazmore ose një veprim energjik, sidomos në kryerjen e funksionit prej “korifeu” sa i përket reagimeve masive, çka e ka ushqyer situatën skenike me optimizem dhe hove lirike, humoristike. Ka pasur një plastikë të zhdërvjelltë, krijoi karaktere të gjalla me kahe dhe shpirt të natyrës popullore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco