Më 16 gusht 2019 u nda nga jeta publicisti Fatos Baxhaku

Më 16 gusht 2019 u nda nga jeta publicisti Fatos Baxhaku

08:16, 16/08/2022
A+ Aa A-

Më 16 gusht 2019 u nda nga jetë një nga zërat më të mirë të gazetarisë shqiptare, historiani, publicisti dhe pedagogu Fatos Baxhaku.

I lindur në Tiranë, pjesë e një familje të nderuar si bir i Profesorit Shaban Baxhakut (profesorit të fushës së gjeometrisë) ai do të ishte po prap një zë i rëndësishëm dhe i nderuar në profesionin e tij, atë të gazetarit dhe kryeredaktorit në media të ndryshme, shkruan Drejtoria e Arkivave.

Baxhaku studimet e tij i ka kryer në fushën e historisë gjë që i dha një përqasje me korrekte objektit të punës së tij, në kërkim të lajmit apo historisë, si dokumentarist, si historiani në kërkim të referencës së saktë për kërkimin e tij shkencor. Ai ka lenë gjurmë edhe në fushën e botimeve duke na servirur një sërë librash si: "Shoqëritë e Masave Fisnore të Shqipërisë së Veriut", Gur (reportazhe), "Guidë për Shkodrën", "Në Mirditë & rreth e rrotull", "Roje", "Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI", "Gra të përgjithshme" (bashkautor).

Figurën e nderuar të Fatos Baxhakut po e përkujtojmë me një moment nga objektet studimore të tij pranë institucionit Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një kohë të hershme të tij kur ai pas diplomimit universitar punoi në një kohë të shkurtër pranë Institutit të Historisë si kërkues shkencor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco