VIDEO-SYRI TV/ Andi Tepelena flet për koncensionin e Butrintit: Shteti s’mban përgjegjësi për trashëgiminë

12:24, 14/08/2022
A+ Aa A-

Problemet e artit në Shqipëri, dhënia me koncesion e siteve arkeologjike, për të vijuar me mbylljen e institucionit më të rëndësishëm të artit pamor, Galerisë Kombëtare, i ka komentuar për SYRI TV, kuratori i artit Andi Tepelena. Sipas tij shteti nuk luan asnjë rol në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Nga SYRI TV

Kuratori i artit Andi Tepelena në një intervistë për SYRI TV ka komentuar dhënien me koncension të Parkut Arkeologjik të Butrintit. Tepelena thotë se dhënia e sitit tek privati rrezikon edhe parqet e tjera arkeologjike, ndërsa shteti nuk luan asnjë rol në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Ambientet e Galerisë Kombëtare janë mbyllur prej 10 muajsh. Fondi i institucionit më të rëndësishëm të artit pamor është zhvendosur në Muzeun Kombëtar, ndërsa Tepelena shtron problemin e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tyre.

Skena e Pavarur Kulturore është harruar nga Ministria e Kulturës pavarësisht marrëveshjes së vitit 2018, që përqendrohej te mbështetja e artistëve.

Andi Tepelena iu sugjeron artistëve të ngrenë zërin ndaj problemeve kulturore në vend, ndërsa e quan detyrim mbështetjen e tyre nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco