Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Më 12 gusht 1987 ndërroi jetë këngëtarja Fatime Sokoli

Më 12 gusht 1987 ndërroi jetë këngëtarja Fatime Sokoli

08:54, 12/08/2022
A+ Aa A-

35 vjet më parë, si sot ndërroi jetë këngëtarja Fatime Sokoli.

Zëri identifikues i Tropojës, Fatime Sokoli, lindi në Dragobi më 18 qershor 1948. Gjatë viteve të saj aktive në skenën folklorike, ishte nga këngëtaret më të njohura të vendit.

U shqua veçanërisht për këngën "Jam një çikë nga Dragobia".

Gjurmët e saj në festivale, regjistrime dhe kujtesën popullore janë të shumta. Fatkeqësisht, jetën e pati të shkurtër. Ndërroi jetë më 12 gusht 1987, tek vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Përmes këtyre fotografive të Fototekës së AQSH sjellim imazhin e Fatime Sokolit në një çast privat, duke pozuar, bashkë me të tjerë artistë e artiste veshur me kostume popullore, dhe një çast tjetër nga koha kur kurohej nga sëmundja që i mori dhe jetën.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco