Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar, Koço Ristani

Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar, Koço Ristani

18:09, 09/08/2022
A+ Aa A-

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga jeta piktori i njohur nga Korça, Koço Ristani.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij. Koço Ristani, ishte një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, duke vendosur aty frymëzimin e tij, me një etikë estetike bashkëkohore.

Koç Ristani ka lënë mbresa të forta e të pashlyeshme në të gjitha vendet ku kaloi dhe u ekspozuan veprat e tij, si në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni.

Natyrat e qeta që dalin nga furça e piktorit kanë sjellë peisazhet e rrugëve karakteristike të Korçës, brigjet e Liqenit të Pogradecit apo pemishtet ngjyrë ari të vjeshtës. Një lirizëm poetik. Teknika e pastelit e ka ndihmuar piktorin të zhbirojë në thellësi shpirtin e ngrohtë të njeriut dhe të natyrës përreth tij.

Teknika e Pastelit është më tepër se kushdo tjetër më afër impresionizmit dhe kjo i bën krijimet e Koço Ristanit sa origjinale, aq edhe të bukura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco